Sa herë ndeshet Anglia me Skocinë nuk është thjeshtë një ndeshje futbolli. Kjo për shkak të historisë së dy vendeve dhe “luftës” së ftohtë për të qenë i pari i ishullit britanik.

Ndryshe nuk do ndodhë as këtë herë kur dy skuadrat do ndeshen në kuadër të Botërorit Rusi 2018. Si rrjedhojë, trajneri i “Tre Luanëve”, Garet Sauthgate i ka dërguar të gjithë futbollistët në një kamp stërvitor ushtarak, për të kaluar atje fundjavën së bashku.
royal-marines-5-800-050617
Lojtarët janë paraqitur në grumbullim të premten, por që nga ai moment, janë zhdukur pa lënë gjurmë. Futbollistëve iu konfiskuan menjëherë celularët dhje më pas u dërguan në këtë kamp ushtarak, ku sigurisht qëllimi ishte argëtimi në grup, por në kushte paksa më ekstreme sesa ishin mësuar, raporton “Daily Mail”.
royal-marines-9-800-050617
“Ndeshja ndaj Skocisë është një nga duelet më të mëdha në futbollin tonë. Jemi në një pozicion në grup ku një fitore na vendos në kushte mjaft të mira për të vazhduar rrugëtimin”, shpjegoi trajneri i cili është përfshirë në ushtrime ashtu si futbollistët e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb