Një tjetër moment i rëndësishëm për futbollin kosovar vjen nga Gjermania. Talenti 17-vjeçar, Erblin Osmani, është ftuar për t’u stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.

Osmani, i cili po konsiderohet si një prej talenteve premtuese të futbollit kosovar, ka marrë një mundësi të veçantë për të qenë pjesë e seancave stërvitore të skuadrës së parë të gjigantit bavarez.

Kujtojmë që Osmani u grumbullua së fundmi te Kosova.

Futbolli kosovar tashmë mund të krenohet me një tjetër talent që po troket në dyert e një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb