KAVAJE– Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar ish të dashurën se do i publikonte fotot intime që kishin realizuar bashkë kur ishin të lidhur nëse nuk i jepte 200.000 lekë të reja. Në pranga ka rënë Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajë i dënuar më parë për “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”

Sipas policisë 35-vjecari ka përfituar gjatë kohës që ka qenë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të siguroj dhe foto intime të pjesëtareve të tjerë të familjarëve të shtetases R.K.

Mentor Leçini kërcënonte prej disa javësh vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të shtetasit Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100.000 lekë të reja si dhe një aparat telefonik të cilat i ishin dhënë nga vëllai i 17 vjeçares, për mos publikimin e fotove.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: