Brazili dhe Portugalia siguruan sonte kalimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit. Selecciao fituan 1-0 ndaj Zvicrës, ndërsa luzitanët triumfuan 2-0 ndaj Uruguajit. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

“Brazili, Portugalia dhe Franca ishin ekipe që parashikoheshin. Shpresoj që të ecin skuadrat më të mira.

Ronaldo nuk është një e re e madhe. Ai nuk është aktivizuar sepse s’ka qenë në formë, por ka patur probleme me trajnerin e ri. Ai ka kaluar atë periudhë, te goli i parë ishte meritë e tij. Ka qenë merita e tij, edhe pse nuk ia kanë caktuar golin atij. Tashmë është i qetë, pas gjithë atyre problemeve që kaloi.

Brazili- Ekip shumë kompakt. Ndeshjen e sotme nuk mund ta quaj  dominim. Normalisht e meritoi fitoren, por edhe Zvicra ka bërë paraqitje të mirë. Isha i bindur që Zvicra nuk është Serbia. Sot ekipi i Yakin kishte marrë masa. Shaqiri mungesë e rëndësishme” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: