Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të mbajnë rekord sa i përket numrit të personave të prekur me koronavirus.

Në SHBA, deri tani numërohen të infektuar me Covid-19, 418 451 persona. Nga këta, janë prekur me Covid-19, vetëm orët e fundit 18 116 njerëz.

Ndërkaq, për shkak të virusit, në SHBA kanë ndërruar jetë vetëm në orët e fundit 1399 vetë.

Kurse, numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Amerikë deri tani është 14 240 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb