SHBA- Një burrë me një hanxhar dhe një sprai në dorë arriti të kalonte zonën e sigurisë në aeroportin “ndërkombëtar “Louis Armstrong” të Nju Orlinsit, duke sulmuar dy agjente të sigurimit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, agjentët kanë mundur të reagojnë duke përdorur pistoletat dhe duke e qëlluar disa herë agresorin, që aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas versioneve të para të ngjarjes, agresori, 63 vjeç, ka përdorur sprai për insektet në sytë e një polici dhe më pas ka nxjerrë një thikë të gjatë duke goditur me të një polic tjetër.

Në atë pikë, mes panikut të njerëzve që kishin populluar zonën e aeroportit, ka nisur ndjekja e agresorit i cili është qëlluar disa herë nga një agjent. Përveç oficerit të sulmuar me hanxhar, një tjetër person ka mbetur i plagosur nga një plumb që e ka gërvishtur pak.

Njerëz të tjerë kanë mbetur më pas të trembur nga kaosi i krijuar nga agresioni dhe më pas të shtënat, me shumë prej tyre që kanë vrapuar për të shpëtuar dhe të tjerë që janë fshehur prapa kolltuqeve të sallës së pritjes së aeroportit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb