Departamenti amerikan i Drejtësisë shtoi sot akuzat kundër Julian Assange, duke paraqitur elemente të reja, sipas të cilave ai kishte rekrutuar piratë informatikë dhe kishte konspiruar për të kryer ndërhyrje në kompjutera, veçanërisht në ato të një vendi të NATO-s.

“Këto akuza të reja mbështesin ato që janë bërë tashmë dhe nuk i shtohen 18 akuzave penale me të cilat themeluesi i WikiLeaks po përballet tashmë në SHBA”, theksoi ministria në një komunikatë.

“Sipas këtyre akuzave të reja, Julian Assange kishte konspiruar me anëtarët e grupeve të hakerave LulzSec and Anonymous. Ai kishte marrë gjithashtu një akses të paautorizuar në sistemin informatik qeveritar të një vendi të NATO-s”, sipas ministrisë.

Drejtësia britanike do të rifillojë më 7 shtator shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit të Assange drejt SHBA-së, shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: