UASHINGTON

SHBA ka regjistruar zyrtarisht 250 mijë të vdekur si shkak i koronavirusit, duke e bërë situatën në shtetin amerikan akoma më të rëndë.

Ndërsa, ekspertët e shëndetësisë flasin për raste të shtuara në mbarë SHBA-në. Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi tani ka raportuar 250 029 vdekje dhe gati 11.5 milionë raste.

SHBA vazhdon të jetë shteti me më shumë raste të raportuara në të gjithë botën. Ndërsa, në javët e fundit, janë shënuar raste të shumta, rakord në vend.

Dr. Anthony Fauci tha se vendi po shkon drejt drejtimin e gabuar, kurse koha po bëhet më e pasigurt e motii më i ftohtë, raporton BBC.

Qyteti i Nju Jorkut është epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Fauci u shpreh për mediat amerikane se gjendja po rëndohet e rastet janë shtuar.

Ai përsëriti thirrjen e tij, që njerëzit të mund të respektojnë të gjitha masat ndaj Covid-19, si mbajtja e maskës dhe distancimi social, si dhe shmangia e turmave. Fauci u shpreh se njerëzit duhet të presin edhe pak, sepse së shpejti mund ta kemi një vaksinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb