Ka nisur sot protesta e 72-të radhazi e qytetarëve në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, duke vijuar kështu valën e qëndresës popullore në kryeqytet.

Sipas planifikimit të organizatorëve, qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Nga aty, turma pritet të nisë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet edhe pjesa kryesore e protestës dhe fjalimet e anëtarëve të shoqërisë civile e opozitës.

Pjesëmarrësit e grumbulluar kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre deri në plotësimin e tyre. Në një prononcim të drejtpërdrejtë për mikrofonin e News24, një nga qytetarët e pranishëm deklaroi: “SHBA dhe Europa janë me ne! Rama është kriminel që e ka shitur vendin,” u shpreh ai.

Kjo protestë shënon ditën e 72-të të tubimeve të njëpasnjëshme në kryeqytet, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe marrja e përgjegjësisë për situatën politike e ekonomike në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb