Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kreu një sulm më 7 korrik, i cili vrau Osama al-Muhazir, udhëheqësin e ISIS (Shtetit Islamik) në Sirinë lindore.

“Sulmi i së premtes u krye nga të njëjtët drone MQ-9 që, më herët gjatë ditës, ishin bllokuar nga avionët rusë,” sipas deklaratës.

Njoftimi zyrtar për vdekjen e liderit të ISIS në Sirinë lindore bëri xhiron e rrjeteve sociale.Aty thuhet se me humbjen e liderit të organizatës terroriste do të parandalohen sulme të reja.

Duhet theksuar se operacionet për neutralizimin e anëtarëve të tjerë të organizatës në Irak dhe Siri vazhdojnë, me qëllim të mposhtjes së plotë të organizatës terroriste. Deklarata vuri në dukje se dronët MQ-9, të cilët më parë ishin kapur nga avionët rusë, ishin të përfshirë në bastisje.

Megjithatë, SHBA-ja me çdo ton thekson angazhimin e saj për asgjësimin e organizatës ISIS, e cila përbën një kërcënim për komunitetin global.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: