Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane (FED), Jerome Powell parashikoi dje shpenzime të mëdha në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, që priten të rrisin çmimet, por pa u shqetësuar për një inflacioni shumë i lartë.

“Një valë e fortë e mundshme shpenzimeve pritet në muajt e ardhshëm, ndërsa njerëzit i kthehen jetës normale dhe konsumojnë sërish shërbime të ndryshme”, tha ai gjatë një diskutimi virtual për ekonominë, i organizuar nga Universiteti “Princeton”.

“Këto shpenzime mund të jenë të tepruara dhe ne mund të shohim një presion në rritje mbi çmimet”, detajoi Powell.

Kjo gjë pritet të përshpejtojë inflacionin gjatë një viti, pasi çmimet do të jenë veçanërisht të larta, krahasuar me ato të pranverës së kaluar që ranë për shkak të masave të kontrollit.

Sidoqoftë, kreu i FED-it nuk shqetësohet për inflacionin shumë të lartë, duke besuar se një rritje e përkohshme e çmimeve nuk do të thotë një rritje e qëndrueshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb