Një 54-vjeçar, Michael Todd Hill, ka fituar dhjetë milionë dollarë në lotari, por nuk do të mund ta shpenzojë të gjithë pasurinë e tij, sepse u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, 23-vjeçares Keonna Graham. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç raportojnë mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës pasi zbuloi se ajo u kishte dërguar mesazhe burrave të tjerë.

Historia – Pasi fitoi lotarinë në vitin 2017, burri la gruan e tij për 23-vjeçaren. Tre vjet më pas ndodh tragjedia, ku Keonna u shpall e zhdukur më 20 korrik 2020 dhe më vonë u gjet e vdekur në një dhomë hoteli. Hill rrëfeu se e kishte vrarë atë. Tani ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb