SHBA-ja dhe Kina kanë akoma shumë për të bërë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre tregtare edhe pse marrëveshja e tyre dypalëshe është një hap para, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva.

 

“Një marrëveshje e rëndësishme u njoftua këtë javë, por mbetet shumë për të bërë për t’u kujdesur për krisjet ekzistuese mes dy fuqive kryesore ekonomike të planetit”, deklaroi ajo në një fjalim para “Peterson Institute for international economics” (PIIE).

“Përtej këtyre dy vendeve, është i gjithë sistemi tregtar botëror që ka nevojë për përmirësime të thella”, shtoi ajo.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb