Është tronditëse videoja e kamerës së sigurisë që ka kapur momentin e aksidentit të trafikut në Minneapolis të SHBA- së të premten mbrëma ku pesë vajza të moshës 17 deri në 20 vjeç humbën jetën kur një fuoristradë kaloi në semafor të kuq dhe përplasi makinën në të cilën ndodheshin.

Sipas New York Post, në makinë ndodheshin 17-vjeçari Sabirin Ali, 20-vjeçarja Sara Gesande, 20-vjeçarja Salma Abdikadir, 19-vjeçari Sagal Hershi dhe 19-vjeçari Siham Adam, të cilët po përgatiteshin të shkonin në dasmën e mikut të tyre.

Sipas të njëjtit burim, pesë të rinjtë po ktheheshin nga një qendër tregtare ku kishin shkuar për t’u zbukuruar para dasmës në të cilën do të merrnin pjesë të shtunën.

Sipas Star Tribune, makina drejtohej nga 27-vjeçari Derrick John Thompson, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë me 64 km/h në rrugën ku ndodhi aksidenti.

27-vjeçari, i cili mësohet se është djali i një politikani, tentoi të arratisej në këmbë por u arrestua pak kohë më vonë.

Drejtuesit të fuoristradës, siç u zbulua më pas, i ishte hequr patenta deri në muajin mars pasi kishte dënime për drejtimin e automjetit pa dokumentet e nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: