SHBA

Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference për shtyp menjëherë pasi mori vaksinën kundër koronavirusit, Pfizer.

Infermierja Tiffany Dover po fliste në podium për rëndësinë e vaksinimit kur ndërpreu fjalën e saj për të thënë: “Më falni, po ndiehem shumë e trullosur”.

Më pas ajo vuri dorën në kokë, kërkoi përsëri falje, dhe nisi të largohej nga podiumi kur papritmas u rrëzua në dysheme. Kamerat kapën mjekët dhe kolegët e saj që i erdhën menjëherë në ndihmë.

“Ky është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion”, tha Drejtori i CHI Memorial, dr. Jesse Tucker.

Disa minuta pasi i ra të fikët, Dover ishte në gjendje të ngrihej në këmbë dhe të fliste me mediat përsëri. Ajo iu tha gazetarëve se kjo është diçka e zakonshme për të për shkak të një gjendje shëndetësore duke mos zbuluar asnjë detaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb