UASHINGTON – SHBA-ja dhe Kuba rifilluan sot dialogun e tyre historik gjatë një raundi të dytë bisedimesh zyrtare në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe një normalizimi të plotë që synon të mbyllë një gjysmë shekulli konflikt.

Delegacionet e dy qeverive janë mbledhur rreth orës 14:00 GMT në departamentin amerikan të Shtetit, pas bisedimeve të para zyrtare në Havanë në fund të muajit janar dhe pas njoftimit më 17 dhjetor, nga presidentët amerikan dhe kubanez, Barack Obama dhe Raul Castro për një përmirësim të marrëdhënieve mes dy armiqve.

Shtypi ka mundur të shikojë për disa minuta zëvendëssekretaren amerikane për Amerikën Latine, Roberta Jacobson, të ulur rreth një tryeze të madhe përballë drejtoreshës të ngarkuar për SHBA-në në Ministrinë kubaneze të Punëve të Jashtme, Josefina Vidal. Dy diplomatet ishin rethuar nga delegacionet e tyre në një ambjent të qetë, por askush nuk foli në praninë e gazetarëve.

Një konferencë sgtypi është parashikuar. Objektivi është rihapja, ndoshta në pranverë, e ambasadave në dy kryeqytetet dhe emërimi i ambasadorëve. Dy vendet nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që prej vitit 1961.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: