SHBA- Këshilli i Paqes ka njoftuar se forcat izraelite do të tërhiqen plotësisht përtej të ashtuquajturës “Vija e Verdhë” në Gazën lindore, pasi Hamasi të përfundojë procesin e çarmatimit dhe dorëzimit të armëve.

Sipas njoftimit, ky qëndrim u rikonfirmua pas një takimi mes drejtorit të përgjithshëm të këtij organi, Nickolay Mladenov, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale thuhet se objektivi përfundimtar është demilitarizimi i plotë i Rripit të Gazës, përmes çarmatimit të grupeve të armatosura dhe kalimit drejt një administrimi civil.

  • foto galeri

Gjithashtu, bëhet e ditur se procesi i zbatimit të qeverisjes politike do të mbikëqyret nga një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit, si edhe nga Komiteti i Verifikimit të Zbatimit, ku, sipas deklaratës, marrin pjesë Shtetet e Bashkuara dhe vetë Këshilli i Paqes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: