Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tërhoqi kërcënimet e tij për tarifa ndaj disa vendeve të Bashkimit Evropian për qëndrimin e tyre ndaj Groenlandës, duke thënë se kishte arritur skicat e një marrëveshjeje me NATO-n mbi të ardhmen e ishullit.

Trump
Trump

. “Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt”, shkroi Trump në Truth Social pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos.

Në reagim, Trump e konsideroi takimin si shumë produktiv duke theksuar se tanimë është formuluar korniza e një marrëveshjeje të ardhshme për ishullin arktik dhe për të gjithë rajonin e akullt.

“Kjo zgjidhje, nëse arrihet, do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e NATO-s”, shkruan Trump. Presidenti amerikan tha se po zhvillohen diskutime shtesë në lidhje me Kupolën e Artë në Groenlandë.

“Informacione të mëtejshme do të vihen në dispozicion ndërsa përparojnë diskutimet. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i Dërguari Special Steve Witkoff dhe të tjerë, sipas nevojës, do të jenë përgjegjës për negociatat – Ata do të raportojnë drejtpërdrejt tek unë”, shkruan Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb