Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot për Arabinë Saudite, në një marrëveshje me vlerë rreth 9 miliardë dollarë.
Sipas njoftimit zyrtar, Riadi synon të blejë gjithsej 730 sisteme Patriot, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të tij mbrojtëse përballë kërcënimeve ajrore dhe raketore.
Autoritetet amerikane theksuan se marrëveshja synon të forcojë sigurinë e Arabisë Saudite, një aleate kyçe e SHBA-së në Lindjen e Mesme, si dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.
Marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim përfundimtar në Kongresin amerikan.
