Kanada

Një tragjedi ka ndodhur në Kanada teksa në një qytezë të vogël Nova Scotia një agresor i maskuar si polic ka qëlluar për vdekje me pistoletë 16 persona.
Ngjarja është ende e paqartë teksa as autoritetet nuk japin informacione të mëtejshme.

Mes të vrarëve ishte dhe një oficere me emrin Constable Heidi Stevenson, nënë e dyë fëmijëve si dhe një oficer tjetër është në spital i plagosur.

Edhe për agresorin dihet shumë pak teksa të dhënat e vetme janë se u pa gjatë të dielës në një pikë qëndrimi kamionësh dhe se mund të jetë autori i ngjarjeve të tjera kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb