180 mijë e 477 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Universitetit Johns Hopkins në 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 903 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 20 milionë e 817 mijë e 140 raste pozitive me COVID-19 si dhe 353 mijë e 483 viktima.

Kujtojmë se SHBA është shteti më i goditur nga pandemia e koronavirusit. Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: