Shtetet e Bashkuara të Amerikës tejkaluan 11 milion raste koronavirusësh të dielën, sipas një vlerësimi nga universiteti ”Johns Hopkins”, pasi vendi është në valën e tretë të pandemisë.

SHBA ka rastet dhe vdekjet më të shumta se çdo vend tjetër, me mbi 246 000 viktima të lidhura me virusin në një popullsi prej rreth 330 milionë banorësh.

Vetëm gjashtë ditë më parë në SHBA ishin 10 milionë të infektuar.

Ngarkesat ditore kanë testuar kufijtë e sistemeve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: