Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të gjera ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me synimin për të kufizuar burimet financiare dhe aftësinë e saj për të funksionuar. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili akuzoi gjykatën me seli në Hagë se po vepron jashtë kontrollit.

“Masat do të ndalojnë transaksionet me gjykatën me seli në Hagë, do t’i ndërpresin burimet financiare dhe do ta kufizojnë rëndë aftësinë e saj për të funksionuar”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtin njoftim, administrata amerikane thekson kundërshtimin e saj ndaj çdo përpjekjeje të GJPN-së për të ndjekur penalisht shtetas amerikanë.

“Presidenti Trump nuk do të lejojë kurrë që Gjykata Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht shtetasit amerikanë”, thuhet në deklaratë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb