SHBA vendosi sanksione ndaj dy shtetasve të Haitit për trafik droge.

Departamenti i Thesarit deklaroi se Senatori haitian Rony Celestin dhe ish-senatori Richard Lenine Herve Fourcand  akuzohen për përfshirjen e tyre të dyshuar në aktivitetet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kanadaja vendosi gjithashtu sanksione ndaj këtyre dy zyrtarëve haitian.

“Rony Celestin dhe Richard Fourcand janë dy shembuj të tjerë të politikanëve të korruptuar haitian që abuzojnë me pushtetin e tyre për të çuar më tej aktivitetet e trafikut të drogës në të gjithë rajonin,” tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson .

“Thesari do të vazhdojë të mbajë përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe aktorët keqdashës për trafikun e paligjshëm të drogës që po destabilizon Haitin”, shtoi ai.

Sipas OFAC, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit, Celestin ka përdorur pozicionin e tij politik për të orkestruar importimin e drogës nga Venezuela në Haiti, si dhe eksportimin e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe Bahamas.

OFAC gjithashtu ka informacione se Fourcand përdor avionin e tij për të transportuar drogë përmes Haitit jugor, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb