Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se nuk kanë prova për përfshirje të drejtpërdrejtë ruse në rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainën lindore javën e kaluar. Ata thonë se rebelët pro-rusë të trajnuar jo mirë ka të ngjarë ta kenë rrëzuar gabimisht avionin me 298 pasagjerë në bord. 

Zyrtarët informuan gazetarët mbi incidentin e 17 korrikut të martën në Uashington, duke u kërkuar atyre që të mos i përdorin emrat e tyre në lidhje me gjetjet paraprake. Ata thanë se avioni me 298 njerëz në bord ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga separatistët me sistemin rus të raketave tokë-ajër, SA-11. Nuk pati asnjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit. 

Zyrtarët amerikanë gjithashtu thanë se nuk e dinin nëse rusët ishin të pranishëm në momentin kur u hodh raketa. Por ata thanë se Moska kishte “krijuar kushtet” që çuan në rrëzimin e avionit, raporton voa.

Në pesë ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe qeveritë e vendeve evropiane kanë akuzuar Moskën për furnizimin e rebelëve me bateri të raketave që u përdorën për rrëzimin e avionit. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: