Ushtria amerikane ka hartuar plane të reja për sulme të mundshme ndaj Iranit, të cilat përfshijnë përdorimin e bombës më të madhe jo-bërthamore të SHBA-së, GBU-43/B MOAB, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”. Sipas CNN, duke cituar zyrtarë amerikanë, objektivat mund të përfshijnë infrastrukturën energjetike dhe instalimet bërthamore iraniane, përfshirë malin Pickaxe, ku dyshohet se ruhen pjesë të programit bërthamor të Teheranit. Vendimi për nisjen e sulmeve të reja i takon presidentit Donald Trump.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë dyshime për efektivitetin e kësaj bombe kundër objekteve të fortifikuara thellë nën tokë, pasi ajo është projektuar kryesisht për shkatërrimin e zonave të gjera në sipërfaqe. Përdorimi i saj mund të shkaktojë gjithashtu viktima civile, veçanërisht nëse goditen objektiva pranë zonave të banuara.
🚨 US WEIGHS “MOTHER OF ALL BOMBS” FOR IRAN
CNN: Strike plans include possible MOAB attacks on nuclear and energy sites if Trump orders renewed combat. Sources doubt it can destroy deeply buried facilities.
Follow @TheRawWire for LIVE updates https://t.co/PbaxSlVwk3
— The Raw Wire 🚨 (@TheRawWire) October 15, 2026
Sipas CNN, administrata Trump po shqyrton mundësi për t’i dhënë fund luftës, e cila është bërë gjithnjë e më jopopullore në SHBA. Megjithatë, ende nuk ka shenja të qarta për një marrëveshje me Iranin. Një operacion tokësor në shkallë të gjerë konsiderohet një skenar me kosto të lartë njerëzore dhe, sipas raportimit, nuk mbështetet aktualisht nga zyrtarët e administratës.
