SHBA-Space X, kompania e Elon Musk, ka lançuar me sukses një satelit në qiellin e Californisë në Shtetet e Bashkuara.

Raketa Falcon 9 ka dërguar satelitin argentine SAOCOM 1A në orbitë nga baza ‘Vandenberg Air Force Base’, në kontenë e Santa Barbara dhe është kthyer sërish në tokë në bazën kaliforniane duke ndriçuar qiellin.

Bëhet fjalë për lëshimin e parë të Falcon 9, raketë e ripërdorshme, në një bazë në brigjet perëndimore të SHBA.

Lëshimet e mëparshme të raketave kanë ndodhur e Cape Canaveral, në Florida.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb