Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që në nisje të fjalimit të tij nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se shefat e policisë bashkëpunojnë me kriminelë.

“Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës. Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb