TIRANE –Ish-kryeministri Berisha publikon në faqen e tij në “Facebook” një tjetër denoncim, që ka mbërritur në adresë të tij nga një “qytetar dixhital”. Duke iu referuar këtij denoncimi, Berisha shkruan se shefi i komisariatit të Pukës ka mbjellë bimë narkotike në bashkëpunim me të afërm të ish-deputetit Mark Frroku dhe plantacionet ruhen nga policia.

“Qytetari dixhital denoncon: Shefin e komisariatit të Pukës që mbjell me Frrokët drogë, të cilën e mbron policia! sb
Mirëmbrema zoti Berisha..do doja tju informoja për një zotëri i quajtur Sokol Frroku djali xhaxhait Arben dhe Mark Frrokut ..i dënuar nga gjykata shqiptare si i sëmurë mendor për vrasjen e një 19-vjeçari në Luf/ Puke dhe përsëri po i njëjti person kapet për trafik droge në Greqi dhe bën ca vite burg ..por një i “semur mendor që vret ” mund të merret dhe me kokainë ..Sot zotëri ka mbjellur kanabis i lidhur me shefin e komisariatit Puke arrin që ti shpëtojë i vetmi nga fshesa që i bëri policia pjesës së Kqires ku ishin mbjellur shumë po vetëm parcelat e këtij njeriu spreken dhe janë më të dallueshmet nga të gjitha …kjo tregon se si lihet një vrasës të bashkëpunojë me një shef policie me një parti mafioze si Partia Socialiste”- shkruan Berisha në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb