Ndeshja e radhës kundër Bylisit, përballja me Teutën në gjysmëfinale apo edhe çështja e titullit kampion që mban ende në lojë Kukësin pavararësisht se Tirana ka një distancë të konsiderueshme. Por më parë, Orges Shehi, trajneri i verilindorëve, kërkon të kalojë me sukses sfidën e “Elbasan Arenës” me mallakastriotët.

Përballja me Bylisin
“E dimë që në këtë fazë të gjitha ndeshjet janë të vështira. Jemi në një fazë delikate dhe do kërkojmë të mos kemi asnjë hap fals, pasi nuk kemi kohë më pas për të rikuperuar. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj një kundërshtari që në javët e fundit ka gjetur ritmin, por jemi të përgatitur për të marrë maksimumin”.

Kupa
“Në gjysmëfinale të gjithë skuadrat janë të vështira. Me Teutën do jetë një ndeshje shumë e vështirë, por para se të shkojmë atje ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Titulli
“Ne mendojmë që duhet të japim maksimumin për të bërë detyrën. Ne kemi bërë mirë në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të asaj me Laçin, e cila duhet të na bëhet si shembull. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në kampionat dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb