Orges Shehi ka qenë mjaft i zhgënjyer për humbjen e pësuar në çastet e fundit të takimit kundër Tiranës, ndërsa e shpreh haptazi mërzinë e tij për golin e dytë të shënuar nga Majkëll Ngo, që sipas teknikut durrsak, ishte tërësisht i evitueshëm.

Një humbje zhgënjyese…

Zhgënjimi është prezent. Të humbësh një ndeshje të tillë, të vjen keq. Kundërshtari na erdhi 1 herë e gjysëm në portë. I marrim golat shumë lehtë. Sidomos ky goli i dytë. Ushtruam presion, luajtëm gjatë gjithë kohës në fushën e Tiranës. Kemi pasur mungesa, dalja e Abazit na çorientoi fare. Mbetëm me 1 mbrojtës. Na prishi punë, u prishën ekuilibrat. S’kishim mundësi të tjera, ata lojtarë kishim. Samboun s’mund ta hidhja në fushë, sepse bëheshin 5 të huaj.

Pse skuadra i merr kaq lehtë golat?

Është për të ardhur keq. Ne kemi punuar. Goli i dytë është vendosje gabim plus edhe shumë të lehtë në driblim. Mospasja e mbrojtësve të mirëfilltë ndikon.

Pse Skënderbeu ka filluar lojën pas minutës së 26-të?

Fillimi i ndeshje ishte i vështirë. Kishim mundësinë për ta nisur lojën nga poshtë. Pëllumbi kishte mundësi, por nuk merrte shumë përsipër. Radasi u bllokua. Goli është komplet i evitueshëm, është gjynah. Më vjen keq. Në këndvështrimin tonë nga pankina, kjo ishte një nga arsyet.

Goli i pësuar në zonën e vogël të portierit për të disatën herë…

Kundërshtarët rrinë lirshëm në zonën tonë, vetëm ne mund të pësojmë ashtu golash. Mbrojtësat duhet të jenë të ashpër dhe jo në ato zona. Ndoshta mospasja e mbrojtësave të mirëfilltë në atë repart dhe neglizhimi i situatave bëjnë që të pësojmë gol.

9 ndeshje 8 humbje, çfarë duhet të bëjë skuadra?

Është një situata jo e mirë, mbas gjithë këtyre ndeshje nuk marrim rezultat. Përgjegjegjësin e parë e marr unë. Duhet të rrime të gjithë mbrapa dhe të luajmë kundërsulm. Prodhojmë shumë lojë dhe më pas pësojmë. E gjithë puna që bëjmë na shkon dëm. Duhet të zgjedhim lojtarë që të mbrojnë dhe mos e kenë mendjen te sulm.

Në ndeshjen e radhës ndaj Teutës do ti besoni të rinjve?

Sigurisht që do ti besoj të rinjve. Do ti mëshoj fort kësaj. Duhet të ingranohen më shumë me skuadrën. E di që është një risk i madh. Nga moseksperienca realisht jemi ndëshkuar. Ne këto lojtarë kemi në skuadër, këta do të vazhdojnë të marrin besim edhe pse kostoja është e madhe për mua, pasi nuk po marrim rezultate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb