Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së kampionatit të hënën ndaj Egnatias. Tekniku i njohur ka prekur tema të ndryshme, duke filluar që nga merkato dhe duke përfunduar te gjendja e lojtarëve.

“Përveç dëmtimit të Kristalit, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme.

Çdo ndeshje e analizojmë dhe marrim të mirat dhe të këqijat. Ajo ndaj Kukësit ka pasur më shumë të mira se të këqija. Do të përqendrohemi te elementët që nuk ishin të duhurit, por të mos harrojmë që nuk kemi lojtarë si Geci e Abazaj.

Mendoj se janë mungesa të rëndësishme, sigurisht që me atë që ishim në krahasim me atë që jemi, jemi pak deficit. Shpresojmë që Abazaj të kthehet sa më shpejt, Geci është kapiten dhe na la boshllëk me ikjen e tij. Ne që jemi, pjesa tjetër, duhet të japim 100% nga vetja jonë për të plotësuar mungesat.

Në kampionat të gjatë ka ditë të mira dhe të këqija. Mendoj se duhet të kemi ekuilibër dhe të peshojmë ose analizojmë gjërat në mënyrën e profesionalizmit se në futboll ndodh gjithçka. Ne kishim ndeshje Kupe ku futëm lojtarë të marrim minuta, nesër do të jetë një histori ndryshe.

Sigurisht që në këtë merkato që ne kaluam, me tranzicionin në gusht, tani kemi përsëri një tranzicion tjetër se u larguan shumë lojtarë. Nuk e di sa do të ndikojë, do të bëjmë maksimumin për të qenë kompetitiv. Në disa situata do të kenë luhatje kaq të mëdha, por klubi i peshon dhe merr vendimet duket qenë të ndërgjegjshëm që duhet të arrihen objektivat. Në futboll kur hyn çështja financiare dhe menaxhimi i situatave, atëherë hyrje-daljet ekonomike dhe sportive i vlerëson dhe i vendos klubi. Mua dhe stafit më mbetet të bëjmë më të mirën tonë që edhe tranzicioni në këto muaj të mos ndjehet shumë se nuk është pak që të ketë dy periudha kështu.

Egnatia ka skuadër cilësore, me elementë cilësorë, është investuar me lojtarë cilësorë. Merkato duhet të jetë për të përforcuar dhe ata kanë bërë shumë mirë se kanë afruar lojtarë cilësorë, kanë marrë edhe futbollistë të kombëtares dhe kanë ambicie të mëdha”, tha Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb