Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Ministria e Shëndetësisë duhet që të kërkojë nga Pfizer, verifikim të gjendjes bioatkve të dozave të arritura në Shqipëri pa transparencë.

Shehu thekson se kjo kërkesë lind, për shkak të ardhjes së vaksinave antiCovid në vendin tonë, në një mënyrë të mistershme.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje nga Kompania Pfizer te verifikoje gjendjen bioaktive te atyre dozave vaksinash te aritura ne Shqiperi pa transparence!

Kjo nevoje nuk lind vetem nga infektimi Covid i kolegut mbas 16 dite te marjes se dozes se pare (te cilit i uroj sherim te shpejte e te plote), qe e ben kategorike kete, por dhe nga gjithe ajo “Odise” e mbuluar me mister dhe paregullsi ligjore.

E kam ngritur kete shqetesim qe diten e pare:

–Asnje medikament, aq me shume nje vaksine si kjo qe kerkon kushte shume speciale rruajtje, transporti e aplikimi nuk mund te futet e te perdoret pa Certifikaten e Origjines se mallit nga Kompania Farmaceutike qe e dergon e dokumentat e tjera te domosdoshme sipas ligjit.

–Termi i perdorur ne dogane “dorrazi” eshte anti ligjor, dhe te ben te mendosh per “kontrabande”.

–Agjensia e Kontrollit te Barnave, qe tregoi se realisht nuk egziston, duhej te kishte nje dosje te plote mbi te cilen te dilte Urdheri i Importit nga Titullari i Ministrise, si medikament i pa rregjistruar.

–Dhe per kete dokumentacion nuk ka asnje “konfidencialitet”, ka vetem detyrim ligjor per transparence deri ne publikim On line; asnje shtet i BE, donator e kompani farmaceutike serioze nuk mund dhe nuk do te kerkonte te kunderten.

–Eshte tjeter gje per ate qe mund ta kete paguar a sponsorizuar mallin, ajo eshte nje ceshtje tjeter dhe hyn ne kompetencat e organeve te tjera.

–Une kam ngritur alarmin e shkeljes se rregullave me elementare te “Sigurise medikamentoze” e “farmako vigjilences”, rregulla qe duhen respektuar me fanatizem, ndryshe se paku vihet ne dyshim siguria e efekshmeria e medikamentit.

Prandaj Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje sa me pare nje verifikim laboratorik nga Pfizer per keto doza e nje certifikim te rezultateve, gje qe duhet bere publik!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: