BULQIZA

Kabina elektrike qëndrore në fshatin Valikardh të Bulqizës është shembur duke lënë pa energji disa lagje.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se lagjet Zoge, Sejde, Allushe, Isufe, Jungulli, Hidri etj janë momentalisht pa energji elektrike.

Po ashtu pas shembjes së kabinës, telat janë këputur duke rrezikuar banorët e zonës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më shpejt për të shmangur tragjedinë dhe për të rikthyer energjinë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb