Tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruction është shembur. Fotot e mëposhtme tregojnë dëmin e shkaktuar në investimin e kryer gjatë muajve të fundit.

1

2

Koncesesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt 2018. Ai po financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat.

Kostoja totale e projektit llogaritet të arrijë vlerën e 250 milionë eurove, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.

Sipas kontratës, kompania do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbin, kanë të drejtë të vendosin një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.

Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10 për qindësh, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb