Reshjet e shiut që ranë mbrëmjen e së enjtes kanë shkaktuar probleme në rrugën mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, bllokimi i kanaleve kulluese anësore ka shkaktuar vërshimin e ujërave të akumuluara që nga Qafa e Buallit.

Për pasojë, e gjithë rruga është mbuluar nga uji, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Sa herë ka reshje shiu, ky segment rrugor përmbytet, për shkak se kanalet kulluese nuk e përballojnë sasinë e madhe të ujit që akumulohet nga të dyja anët e luginës së Bulqizës.

Drejtuesit e mjeteve këshillohet të tregojnë kujdes të shtuar, duke reduktuar shpejtësinë e qarkullimit.

Përgjegjësinë për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor e ka kompania Alko Impex me administrator Arbër Abazin, i cili ka probleme të hapura me drejtësinë, pasi është një ndër të pandehurit në dosjen “Balluku”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb