Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se me shembjen e digës Nova Kakhovka “rusët në fakt i kanë bërë më shumë dëm vetes dhe forcave të tyre të armatosura”.

Mailar tha se incidenti ka dëmtuar fortifikimet dhe pozicionet ushtarake ruse.

Duke folur në televizionin kombëtar, Mailar tha se “Në thelb, territori që tani është nën kontrollin e agresorit do të preket më shumë”.

“Janë të përmbytura edhe territoret e reparteve të tyre ushtarake. Dhe tani ka një problem me minat, sepse minat janë larguar. Situata është absolutisht e pakontrollueshme tani. Dje, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se veprimet dhe planet e tyre nuk do të prekeshin”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: