Shembja e paligjshme me 70 kg tritol e “Prestige Resort”, është ngritur si çështje diskutimi edhe në Komisionin e Medias. Ishte deputetja Ina Zhupa e cila u shpreh se Komisioni duhej të reagonte menjëherë për këtë ngjarje, pasi po sulmohet liria e medias dhe shprehjes.

Ajo tha se sulmi ndaj ‘Prestige Resort’ bëhet nga kryeministri Edi Rama, i cili si arsye ka vijën editorial që ka grupi mediatik i pronarit të resortit, lajme të cilat nuk i pëlqejnë.

“Me keqardhje shikoj disa problematike që karakterizojnë punën e këtij komisioni. Së pari, është komision përgjegjës për mediat  dhe kur në Shqipëri ndodh një situatë që lidhet drejtpërdrejtë me lirinë e medias, ne jemi komisioni i parë që duhet të reagojmë.

Kur të dielën, shkatërrohet prona e bizneseve të ndershme, pa asnjë letër, vetëm sepse pronari është pronar i një grupi mediatik i cili nuk është në vijën editoriale të ERTV, për ne duhet të ishte alarm dhe çështja e parë e rendit të ditës.

Në shtator kur shkatërroheshin pishinat e ‘Prestige Resort’, kemi kërkuar seancë dëgjimore, dhe u zhduk, nuk gjendet në asnjë kalendar.

Rama sulmon median sepse nuk i pëlqejnë lajme. Ju lutem zbatoni rregulloren që i takon këtij komisioni. Kur vjen një raport nga 7 organizata, dhe ky komision mos ta ketë atë raport si dokument pune dhe të mos shënojë në kalendarë se do të diskutojë në mënyrë të thelluar, kjo i bie që ne të mohojmë rolin tonë.

Për mua është me rëndësi që ky komision të ngrihet në dinjitetin që i takon si komision i mediave dhe të mbajë qëndrim për lirinë e medias dhe për grupin mediatik “Fokus Media Group”.

Pse në kalendar nuk është përfshirë peticioni? Pse nuk është përfshirë një seancë dëgjimore me Akademinë e Shkencave? Ose duke ardhur ata këtu apo ne atje. Nuk e shoh në kalendar. Çështja e gjashtë është; kemi bërë seanca dëshmore me zonjën Kushi. ajo është e vetmja që po vjen 5 herë në komision. Ne kemi përgjegjëse dhe ministri të tjera. Këtu duhej të ishte dhe ministrja e Kulturës, Margariti. Ajo hera e fundit që ka ardhur, ishte kur do jepte me koncesion Butrinti. Të bëjmë një seancë paraprake me ministren e Kulturës, Margariti. Por çështjes me rëndësi për mua dhe emergjente, emergjencë kombëtare është çështja e lirisë së shprehjes dhe medias”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb