Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në rrugën Korçë-Ersekë, e cila është shembur për herë të dytë. Meta theksoi se korrupsioni ka qenë e mbetet prioritet i qeverisë së Edi Ramës. Meta shtoi se në Shqipëri tenderat dhe sfera të tjera kontrollohen nga Rama.

“Para 2 ditësh është shembur për herë të dytë rruga e re. Kjo është vepër që nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt, është një rrugë që mbart rreziqe për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët. Të hetohet ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin për qytetarët. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë.

Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama, në Shqipëri kilometri i një rruge të re kushton 5 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit, prandaj jemi në këto nivele në paga e pensione. Këtu gjithçka kontrollohet në fushën e prokurimeve nga Edi Rama. Edhe sferat e tjera kontrollohen nga Rama në bashkëpunim me eksportuesit. Në krye të rrugëve, PPP dhe të inceneratorëve është vetëm një njeri e ky është Edi Rama”, u shpreh Meta.

Deklarata e Kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta në aksin e shembur Ersekë-Korçë

Kryetarit i PL. Ilir Meta

Më vjen shumë keq që ndodhem pikërisht këtu, në të ashtuquajturën rrugë të re Korçë-Ersekë, ku para dy ditësh ka ndodhur edhe shembja e dytë, e rrugës së re siç mund ta shikoni lehtësisht, e një pjese të saj dhe mureve mbrojtëse.

Duke treguar dhe njëherë tjetër, që nuk ishte vetëm një rastësi shembja që ndodhi disa javë më parë, dhe që e paralajmërova përpara se të ndodhte, pasi pata rastin që ta bëja rrugën Korçë-Ersekë si shofer.

Dhe kush do që ka kaluar e ka kuptuar se kjo është një vepër që nuk ka asnjë  lidhje me standardet e një rruge të re, të një rruge të qëndrueshme, të një rruge të sigurtë.

Kush do e kupton që është një rrugë e cila në çdo moment, mbart rreziqe për qytetarët, për shoferët, për pasagjerët. Sepse rrugët kanë qenë dhe janë një nga mjetet kryesore  të Edi Ramës, për të justifikuar vjedhjen e qindra miliona eurove.

Dhe është e domosdoshme të hetohen të gjitha punimet në këtë rrugë dhe në të gjithë rrugët e tjera, të ashtu quajtura të reja, ku kanë ndodhur aksidente, ku kanë humbur jetën edhe qytetarë, ku është bërë përpjekje për t’i manipuluar këto aksidente.

Aksidente që kanë ndodhur për shkak të mungesës së cilësisë, për shkak të mungesës së sigurisë në rrugë, për shkak të mungesës që punimeve që duhet të ishin bërë nga firmat, për shkak të mungesës së monitorimit që duhesh të ishin bërë nga supervizorët, për shkak të pagesave që janë bërë, për punime që nuk janë bërë.

Dhe janë këto qindra miliona euro, të cilat duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve që duhet të kishin shkuar për rritjen e pagave për mësuesit, arsimtarët, në mënyrë që të rinjtë të mos braktisin këto profesione.

Dhe në mënyrë që arsimi të mos jetë në një krizë të jashtëzakonshme, por korrupsioni ka qenë dhe mbetet i vetmi prioritet I kësaj qeverie, dhe për fat të keq.

Sikurse njëkohësisht janë edhe rrugë të cilat çdo ditë gëlltisin qindra miliona euro, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, për llogari të Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Pyetje: Në fakt Edi Rama në një deklaratë përpara disa kohësh në nje mbledhje të PS. deklaroi se rruga nuk është marrë ende në ngarkim, që kështu kjo përgjegjësi I bie vetë kompanisë, e cila është kompania e vëllait të një ish-deputeti të PS.?

Kryetari Meta: Të gjitha këto janë justifikime. Në Shqipëri çdo tender është I kontrolluar nga Edi Rama. Në Shqipëri të gjitha projektet janë të fryra artificialisht nga Edi Rama. Në Shqipëri një kilometër rruge e re kushton 5-6 herë më shumë se sa në Serbi dhe vende të tjera të rajonit.

Prandaj jemi në këtë nivel që jemi me rrogat, që jemi me pensionet, që nuk krahasohemi as me Kosovën, me asnjë vend tjetër fqinj. Prandaj jemi në këtë situatë kaq të mjerë. Meqë jemi këtu në Korçë dhe Ersekë, pensionistët shkojnë I blejnë barnat në Bosnjë apo Maqedoni, apo edhe ushqimet, sepse u bie shumë më lirë, se sa këtu.

Këtu gjithçka kontrollohet në fushën e prokurimeve nga Edi Rama, dhe për sa I takon gjithë sferave të tjera, kontrollohet nga Edi Rama në bashkëpunim me importuesit.

Kjo sjell shkatërrimin e prodhimit vendas, duke shkatërruar bizneset e vogla. Dhe ju e dini që qarku i Korçës është qarku I parë përsa I takon uljes, apo mbylljes së njësive të vogal të biznesit.

Pyetje: A ka ndonjë nisëm konkrete nga Partia e Lirisë, për sa I përket këtyre tenderave abuzivë, siç ju përmendët, duke nënkuptuar që nuk është I vetmi?

Kryetari Meta: E kemi paralajmëruar rrëzimin në Ersekë, përpara se të ndodhte, e kam paralajmëruar nga Shkodra publikisht. Kam paralajmëruar për rrugën e Kardhiqit që është në një gjendje të mjeruar, edhe për shumë rrugë të tjera.

Ne kemi bërë veprimet tona për shumë nga aktet dhe PPP. e kësaj qeverie që nuk mbarojnë. Dhe I bëjmë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korrupsioni, u bëjmë thirrje gazetarëve të mos dorëzohen nga presioni.

Sepse e dimë që edhe për këtë shembjen që ka ndodhur përpara dy ditësh, ka pasur një përpjekje të madhe për të bërë një censurë të jashtëzakonshme.

Po kështu shohim që bëhen arrestime me regji të atyre që Edi Rama përdor për të firmosur për llogari të tij. Po në krye të rrugëve, në krye të PPP., në krye dhe të inceneratorit është vetëm një njeri dhe ky është Edi Rama.

Faleminderit!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb