“Nuk ishte fatalitet por një gabim njerëzor”, që solli rënien e urës në Genova. Kështu ka deklaruar kryeprokurori i Genovas Francesco Cozzi duke iu përgjigjur gazetarëve në fund të një inspektimi në zonën e urës.

Prokuroria hapi një hetim për fatkeqësi të qëllimtë dhe vrasje të shumëfishta. “Ne duhet t’i përgjigjemi vetëm një pyetje: përse ndodhi? – tha prokurori – Kjo është detyra jonë dhe për ta bërë atë do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, raporton Repubblica.

“Kur të përfundojë faza e kërkimit për viktimat dhe të zhdukurve të mundshëm, hetimi do të intensifikohet dhe do të analizohen të gjitha aspektet që lidhen me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e urës”, shtoi Cozzi.

“Hapat e parë – shpjegon ai – do të shërbejnë për të rindërtuar të gjitha punimet që po kryheshin nga pikëpamja e mirëmbajtjes dhe gjithashtu për të kuptuar se çfarë ndodhi atë ditë, nëse ka pasur një shkak të menjëhershëm”. Në vijim, policia gjyqësore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në institucione, kompani dhe operatorë të përfshirë në forma të ndryshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb