Arsenal po fiton 1-0 ndaj Atletico Madrid në pjesën e parë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Ritmi ishte shumë i ulët në minutat e para, me skuadrat që në vend që të sulmonin, vendosën që të qëndronin në prapavijë. Të parët që provuan ishin anglezët me anë të Calafiori, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Ekipi i Artetas reklamoi penallti në fundin e fraksionit pas një rrëzimi në zonë të Trossard, por për arbitrin, gjithçka e rregullt. Në të 44-tën, Saka i dhuroi avantazhin Arsenalit. Takimi i parë ka përfunduar 1-1.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb