Analisti Arion Sulo ka dënuar ndërhyrjen e IKMT-së sot në Prestige Resort, duke e cilësuar të paligjshme dhe të qëllimshme nga ana e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në studion e ‘News24’, Sula tha se qëllimi i Ramës është që të bëjë spektakël dhe propagandë me buldozerë dhe ruspa në mes të ditës dhe në mes të sezonit, në një resort ku nuk janë konstatuar shkelje.

“Janë disa veprime që qeveria po bën ndaj disa mediave, iç është Media Focus Group. Pse tani këto kontrolle? Janë shoqëruar me gjoba, kjo ka ndodhur përgjatë dy muajve. Pse ‘Prestige Resort’ dhe jo resortet e tjera?! Pse nuk kemi një fushatë për këto kontrolle, por ka selektime. Pse pa mbaruar sezoni?!

Pse në shkelje ky inspektim?! Thuhet se është bërë një inspektim i befasishëm në 25 gusht. Çfarë do që të nxjerrë nga ky inspektim, duhen 40 ditë nga ky inspektim për të marrë veprime dhe jo kaq pak ditë. Sot që po flasim, çështja është në gjykatë. Çështja duhet pritur dhe kjo gjë nuk është bërë. Në korrik ka ardhur një letër nga kjo qeveri ku thuhej se në 25 korrik duhej liruar ambientet e News24. Gjykata e rrëzoi. Ishte urdhër i paligjshëm. Nuk mund të themi direkt se ky është një sulm i medias. Qershia mbi tortë është se u kërkua spektakli qëllimisht nga Rama se nuk po prishet godina, por po ndërhyjet te dy pishinat.

Rama kërkon më shumë spektakël. Ai merret me spektaklin dhe propagandën se përmbajtjen. Ka vetëm spektakël për të shantazhuar median në fjalë. Të gjitha bizneset nuk kanë asnjë mëkat, vetëm se lidhen me News24, BalkanWeb dhe Panorama. Që ky është një veprim, i cili mund të etiketohet si veprim i paligjshëm, personal i kryeministrit, dhe kjo është shumë e rëndë. Këtë shembje nuk ka pranuar që ta kryejë drejtori i mëparshëm dhe e bëri zonja Dallëndyshe Bici. Janë të gjitha pohime që na çojnë drejt paligjshmërinë. Një njeri në karrierë nuk pranon të zbatojë paligjshmërinë dhe lë punën e tij, kjo tregon se goditja është ndaj medias për ta nënshtruar, për ta marrë.

Rama sigurisht që ka shkuar te gjobat, si në rastin e ‘Hysenbelliu Group’, apo te mbyllja e televizioneve, por një spektakël me buldozerë dhe ruspa në mes të ditës në mes të sezonit, e ka kërkuar vetë. Ai ka kërkuar që t’i thotë pronarit të medias; ‘po bëj luftë me ju’. Kjo është njësoj me qeverinë e zotit Nano ku ai mori ruspat, pak km më tutje ku ia çoi një fshati turistik. Në atë kohë Nano humbi zgjedhjet. Një kryeministër, që vjen nga media, është i bërë nga media, që nxjerr me çdo kusht gati me dhunë, që të ikë nga puna një njeri, presion, që të bëjë një paligjshmëri, siç është drejtori i IKMT.”, tha Sulo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb