Stina e dimrit dhe temperaturat e ulta janë një rrezik potencial për kafshët.Në të tilla kushtesh fermerët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar,sidomos për bagëtitë të cilat janë barsë për të shmangur kështu abortet.

Kreu i shërbimit veterinar në Elbasan, Fatmir Uzuni tërheq veçanërisht vëmendjen e fermerëve të cilët mbarështojnë kafshë në zonat e thella malore,ku dhe dimri bën më i ashpër.

Kujdes me motin me reshje dhe temperaturat ftohta kerkohet të tregojnë fermerët në disa zona të Librazhdit, Prenjasit, Gramshit dhe në zonat malore të Elbasanit ku vërshimi i përrenjve dhe temperaturat e acarta shihen si rrezik për gjënë e gjallë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: