Më në fund rikthehet te fitorja Liverpool. Të kuqtë e Jurgen Klopp thyejnë pastër 2-0 në “Anfield” ekipin e Wolverhampton, një ndeshje që u vendos vetëm në pjesën e dytë.

Diogo Jota gjeti të vetëm në zonë Van Dijk në minutën e 73-të, me qendërmbrojtësit holandez që me kokë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Katër minuta më pas, ishte Momo Salah që dyfishoi shifrat duke hipotekuar këtë sukses të Liverpool që për momentin e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 39-të pikëve.

Pavarësisht suksesit të pastër, Jurgen Klopp nuk i del e keqja me humbjen e pësuar përballë Real Madrid: “Ndaj Realit pësuam një goditje të fortë. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, por të dytën e nisëm shumë keq. Sot ishim të ekuilibruar, duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh trajneri i Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb