DURRES-Një faull ka mjaftuar që të shpërthejë dhuna mes lojtarëve të Turbinës dhe atyre të Besës në ndeshjen e luajtur sot në Durrës për Play Off-in. Pas një faulli te shkaktuar në zonë nga ana e mbrojtësit Dimo ndaj portierit kundershtar, teksa lojtari ka shkuar t’i shtrëngojë dorën portierit, aty ka nisur edhe konflikti. Sakaq, 10 futbollistë dhe dy tifozë të skuadrës së Cërrikut janë shoqëruar sot në polici.

Në këtë sherr janë përfshirë më pas edhe lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave. Ndërsa forcat e policisë që shkuan në fushë për të qetësuar situatën, kanë rënë pre e dhunës së lojtarëve, të cilët kanë qenë të pabindur ndaj thirrjes së Policisë.

Burimet e Panorama Online thanë se gjithçka ndodhi në minutën e 62-të, kur rezultati i ndeshjes ishte 2-0 në favor të Besës. Policia e Durrësit ka nisur hetimet paraprake, ndërkohë që po hetohen personat që ushtruan dhunë dhe që nisën konflikit dhe që u përfshinë në sherrin masiv.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: