Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me përdorimin e thikës në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa gjatë përleshjes njëri prej kushërinjve, me mbiemrin Çela, është plagosur me thikë.
I plagosuri ka marrë një plagë në shpatull dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga forcat e Policisë dhe po dërgohet në Komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.
