Një sherr me sende të forta është shënuar në Berat.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 19-vjeçari H. T., nga Lapardhaja, në bashkëpunim me A. S., po 19 vjeç kanë goditur me mjete të forta bashkëmoshatarin e tyre M. K.

Ky i fundit ndodhet në spital e po merr trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë mësohet se dy të rinjtë që kanë nisur sherrin janë arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

DVP Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjithashtu, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A. H., 57 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: