Një shqiptar është shpallur në kërkim pasi ka vrarë një polak e plagosur një tjetër në kryeqytetin e Austrisë.

Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme pas një konflikti në një lokal në Vjenë. Arsyeja e përleshjes mes burrave mbetet ende e paqartë.

Dyshohet se shqiptari goditi me thikë dy polakët, nga të cilët njëri 34 vjeç vdiq në vend.

Ndërsa tjetri 37 vjeç u dërgua menjëherë në spitalin Meidling për t’u mjekuar nga plagët. Ai tani është jashtë rrezikut për jetën shkruan Heute.

Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e shqiptarit si dhe zbardhjen e shkaqeve.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb