Sherri për peshkimin ka çuar në plagosjen e një të moshuari në Shkodër. Mësohet se 78-vjeçari me iniciale S.H., ka qenë duke peshkuar në zonën e ishulit Dajlan, pranë “Shtëpisë së Peshkatarit” kur është konfliktuar me pronarin e magazinës, administratorin dhe 2 persona të tjerë.

Pas sherrit verbal, 4 personat kanë plagosur peshkatarin e moshuar me armët e peshkimit. Policia ka arrestuar 3 prej autorëve të dyshuar.

Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në Shkodër
Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër
Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
H.I., 55 vjeç, banues në Shkodër

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan, ndërsa 78-vjeçari është plagosur lehtë në këmbë dhe ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Shkodër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tek “Shtëpia e peshkatarit”, një magazinë e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes dhe administrohet nga Fatmir Dërguti por në pronësi të Akil Isufit, janë gjetur:

2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë
1 pistoletë tip “Baret” me kreher me 4 fishekë
6 fishekë model 54
1 armë gjahu
2 armë gjahu teke
162 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë për Fatmir Dergutin, si i dyshuar për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim krimi”; Për Musa Torishtën i dyshuar për veprat penale te “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzim krimi”.

Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb