SARANDË- Një sherr masiv për motive pronësia ka çuar në arrestimin e 4 personave. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë bënë me dije se në pranga ranë shtetasi F. Pollo, 38 vjeç, D. Pollo, 40 vjeç, K. Ziflaj, 33 vjeç si dhe A. Ziflaj, 28 vjeç, të katër me banim në Ksamil.

Të njëjtat burime theksojnë se sot shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin (të ndarë në dy palë) janë konfliktuar për motive pronësie në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: